fe

Nga Wiktionary

FE f.

Besimi i verbër se gjithçka në botë përcaktohet e drejtohet gjoja nga forca të mbinatyrshme, hyjnore, i cili ka lindur qysh në kohë shumë të hershme dhe është i papajtueshëm me botëkuptimin shkencor, materialist; tërësi dogmash që japin një botëkuptim fund e krye idealist e reaksionar, i cili është armik i betuar i përparimit e i shkencës, dhe përdoret nga klasat sunduese për të mashtruar e për të nënshtruar masat punonjëse; besimi te zoti. Feja e krishterë (ortodokse, katolike, myslimane). Origjina (përhapja) e fesë. Lufta kundër fesë. Ndërroi fenë. Mohoj (luftoj) fenë. Feja është opium për popullin.